Arben Malaj padit Kuvendin, nis seanca

Ish-ministri socialist, Arben Malaj është paraqitur sot në gjykatën Administrative bashkë me avokatin Jordan Daci. Malaj ka paditur në gjykatën Administrative Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin e Shqipërisë, për shkarkimin nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë në seancën e fundit të sesionit të kaluar në muajin dhjetor.

Shumica socialiste e shkarkoi Malajn me arsyetimin e me deklaratat e tij kishte shkelur etikën. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Malaj në dhjetor renditi disa akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ai akuzoi qeverinë dhe Kuvendin se po i bëjnë një gjyq politik për shkak se në pozicionin e tij në Bankën e Shqipërisë ka votuan kundër interesave të “klientëve” të tyre.

Nga ana tjetër, ai u shpreh se në Komision ndjeu trishtim për qëndrimet e kolegëve, por ironizoi duke thënë se i mirëkupton pasi sipas tij, kreu i qeverisë Edi Rama është i frikshëm për deputetët dhe familjet e tyre.

SHKARKO APP