Arben Malaj: PS-ja të ndajë pushtetin, nëse kërkon të bëjë shtet

”Qeveria e re socialiste nuk duhet ta mbajë të gjithë pushtetin për vete”. Kështu thotë ish-ministri i Financave, Arben Malaj. Ai sjell në vëmendje vitet ‘97-2005, kur PS-ja krijoi një model të ndarjes së pushtetit me opozitën e kohës, me gjithë agresivitetin e saj, teksa tha se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe PS sot.

”Nëse do të bëjë shtet PS, duhet të ndajë pushtetin. Duhet të ndajë pushtetin në institucionet kushtetuese, duhet ta bëjë këtë edhe në qeverisje.Nëse Rama s’e ndan me PD pushtetin, ta ndajë me njerëz të mençur të vendit, që nuk është e thënë të jenë pjesë e PS, por të jenë njerëz me integritet dhe intelektualë të vendit, jo njerëz që vetëm tundin kokën duke e çuar qeverisjen drejt përkeqësimit”,-tha për ”Euronews Albania”.

Sipas tij, problemi më i madh i qeverisë së re është fakti se nuk ka asnjë përfaqësues jashtë politikës, përfshirë edhe ministren e re të Financave, ish-drejtoresha e Tatimeve e cila siç tha është një person i emëruar politikisht.

SHKARKO APP