Arben Malaj: Qeverisja me gjyqe dhe fletërrufe, Rilindje e bolshevizmit leninistë

Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj e cilëson qeverisjen “Rama 3” si qeveri me gjyqe dhe fletërrufe. Përmes një postimi në facebook, ai thekson se kemi një Rilindje të bolshevizmit lenisist. “Qeverisja me gjyqe popullore në “sheshet” e mbledhjeve online apo me fletërufe që shikojmë për ditë në TV, ku të gjithë shpallen fajtorë dhe vetëm madhëria e tij shpëtimtarë orbitar-konfirmon mentalitetit bolshevik se kur themi Partia nënkuptojmë Leninin dhe kur themi Lenini nenkuptojmë Partinë dhe gjithë pushtetet e sovjeteve”.

Postimi i plotë

Qeverisja me gjyqe popullore në “sheshet” e mbledhjeve online apo me fletërufe që shikojmë për ditë në TV, ku të gjithë shpallen fajtorë dhe vetëm madhëria e tij shpëtimtarë orbitar-konfirmon mentalitetit bolshevik se kur themi Partia nënkuptojmë Leninin dhe kur themi Lenini nenkuptojmë Partinë dhe gjithë pushtetet e sovjeteve.

Ky është modeli qe po qeveris në shumë vende, në Europën Lindore, në Ballkan dhe në Shqipëri. Në këtë artikull gjenden 5 këshilla praktike për lidershipin ku në thelb është humanizmi dhe jo arroganca, ndjesia njerëzore dhe jo brutaliteti banal, ku punonjësit dhe drejtuesit e niveleve bazike të qeverisjes janë pjesë e integrale e sfidave jo pjesë shkarkuese e dështimeve.

Prof Adam Grant i Wharton University në librin e tij “Give and Take” argumenton në mënyrë shkencore se një ambient pune dhe bashkëpunimi pozitiv prodhon produktivitet më të lartë që në këtë rast duhet jetë qeverisje më e mirë e vetvetes, ekipeve në biznes por edhe në drejtimin e çdo institucioni qeverisës, politik dhe partiak.

SHKARKO APP