Arben Ristani: 8 çështjet që Rama duhet tu sqarojë ambasadorëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e huaj në vendit tonë ku fokusi ishte situata problematike e drogës në vend.

Përmes një deklarate për mediat, Ristani shprehet se Edi Rama duhet ti sqaronte ambasadorët e huaj për 8 çështje që lidhen me drogën.

Më poshtë, deklarata e Arben Ristanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën për çfarë thotë dhe çfarë bën. Pasi e ka mohuar për një vit me rradhë, tani kërkon të justifikohet para ambasadorëve dhe vëndeve të BE, të cilët e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë. Edi Rama duhet ti sqaronte sot ambasadorët për:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?
  2. Si u ndërtuan 20 pista avionesh për transport droge?
  3. Pse dekonspirohen aksionet e prokurorisë dhe nuk arrestohen trafikantët?
  4. Pse nuk arrestohet Klement Balilaj i quajtur koka e trafikut të drogës në Ballkan?
  5. Sa është sasia ë drogës së prodhuar në terësi kur vetëm nga 02% e sipërfaqes së pashkatërruar, sipas Ramës, janë kapur gati 200 ton.
  6. A u tregove ambasadorëve sa para ke përfituar nga droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash. Dhe dy pyetje për shoën me leterpërgjigjen e Avramopulosit
  7. Pse i çove letër Averamopulisit për ti kërkuar ndihmë, pasi droga u korr e u trafikua nga bashkpunëtorët e tu?
  8. Pse nuk kërkove ndihmë në sezonin e mbjelljes së drogës dhe deri sa u korr? Po të kishe me vete dhe Roshin e Bushin do ishe me bindës për punët e drogës se ti njihesh si përdorues dhe përfitues, jo kultivues. Tashmë është tepër vonë për shoën propagandistik me drogën. Koha e Edi Ramës ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?