Arben Ristani: Basha nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë se Lulzim Basha nuk ka kompetencë të pengojë mbledhjen dhe vullnetin e Kuvendit Kombëtar të PD.

Për të Kuvendi ka kompetenca për çdo vendim për ecjen përpara të partisë dhe refuzimi i kryetarit për ngritjen e komisionit që duhet të thërrasë Kuvendin nuk e pengon atë të mblidhet nëse e kërkon ¼ e anëtarësisë.

”Vërtetë kryetari është legjitim, por edhe Kuvendi është i tillë dhe ai është organi më i lartë vendimmarrës i partisë. Kryetarit do t’i kërkohet të bëjë propozimin për ngritjen e komisionit duke ushtruar detyrën e tij, nëse ai nuk e bën, kjo artificë nuk e pengon ngritjen e komisionit. Vullnetin e Kuvendit s’e pengon një ‘s’dua’ e kryetarit, atij do t’i jepet mundësi të ushtrojë të drejtën; nëse nuk e bën, vazhdon Kuvendi”.

SHKARKO APP