Arben Ristani: Skamja, mjerimi dhe dhuna po shtojnë krimin

Partia Demokratike denoncoi rritjen e pasigurisë për qutetarët shqiptarë me anë të sekretarit të saj Arben Ristani.

Sipas tij rendi dhe siguria janë në ditët më të këqija për shqiptarët.

Ngjarjet e djeshme ku kanë vdekur dy persona në Shkodër dhe një i plagosur në Tiranë janë përgjegjësi e qeverisë sipas Ristanit.

Ristani tha se “Partia Demokratike, në mënyrë të përsëritur, ka kërkuar të tërheqë vëmendjen e atyre që kanë mënd dhe kanë përgjegjësinë për rendin dhe sigurinë, që të përqendrojnë punën e Policisë së Shtetit, pikërisht te detyra parësore, parandalimi dhe goditja e krimit, sidomos krimit të organizuar”.

Sipas tij “dordomuzët me dajak në dorë, po kryejnë formalitetet dhe po i marrin shpirtin të pamundurve duke iu shkatërruar shtepitë dhe duke lenë në errësirë qindra familje të varfëra”.

Ristani  bëri thirrje qeverisë që të hapë mendjen pasi skamja dhe mjerimi që po mbjellin po shtojnë krimin.

“Po i detyroni shqiptarët ti kthehen eksodeve masive sepse po e ktheni Shqipërinë 25 vjet pas, por hapni mendjen dhe mendoni, pseudorilindas, etërit tuaj nuk e patën fundin të lumtur”, tha sekretari i përgjithshëm i PD.

SHKARKO APP