Arben Ristani: Vendi ka nevojë ulëritëse për opozitë të vërtetë

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit dhe rizgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të selisë blu, dje u mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, përmes një postimi në facebook, e cilëson Kuvendin e djeshëm të PD-së si fshehja nga e vërteta të lidershipit demokrat.

Po ashtu Ristani shkruan se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten duke fshehur të vërtetën.

“Drejtuesit e PD zhvilluan dje “Kuvendin”, për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajën dhe përgjegjshmërinë, për të analizuar veten. Fshehja nga e vërteta me metodën e Strucit, nuk do i çojë larg. Vendi ka nevoje ulëritëse për opozite të vërtete dhe alternative te besueshme”.

Më herët ai është shprehur edhe se propozimit e bëra nga Lulzim Basha janë jo thelbësore, pasi sipas tij nuk sjellin asgjë të re në fuqizimin e partisë. “Nuk janë thelbësore, janë kozmetikë dhe janë redaktim i statutit aktual. Nuk prekin thelbin, nuk sjellin asgjë të re”.

SHKARKO APP