Arben Tafaj depoziton 4000 mijë firma në KQZ

 

Kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike për Vlera, Mirëqënie, Progres (LDVMP), Arben Tafaj i është shtuar listës së kandidatëve të pavarur,  të cilët do të garojnë në 21 qershor për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Ai ka depozituar në Komisionin Qendror Zgjedhor 4000 firma nga 3000 të nevojshme për të shpallur kandidaturën.

Arben Tafaj, është i pesti në listën e kandidatëve që në 21 Qershor do të garojnë për Bashkinë e Tiranës.

Ai do të garojë si i pavarur përballë dy kandidatëve të tjerë të pavarur të shpallur më herët Sazan Guri dhe Gjergj Bojaxhi.

Gjithashtu do të ketë përballë edhe dy kandidatët e dy forcave të mëdha politike, Erion Veliaj dhe Halim Kosova

SHKARKO APP