Arbër Hajdari, siç njihni; shpirtmadh, vizionar dhe punëtor pa zhurmë!
Në ditën e fundit të vitit 2024, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka emocionuar përmes bamirësisë një familje në nevojë. Një ngjarje që ka kaluar pa zhurmë mediatike e ditirambe portalesh. Ai fjalëpaku, bamirësi dhe djali vizionar Arbër Hajdari, ka vazhduar punën e tij 10 vjeçare në shërbim të njerëzve në nevojë e halle jetike.
“Falë dashurisë dhe mbështetjes së pafund të donatorëve tanë, kjo familje ka një strehë të sigurt dhe plot ngrohtësi. Kjo është një ëndërr që u bë realitet dhe një jetë që ndryshoi për familjen Tafani, duke u dhënë shpresë për të nesërmen.
Viti 2025 përkon me 10 vjetorin e fillimit të aktivitetit të bamirësisë së “Fundjavë Ndryshe”, nismë aktiviste e Arbër Hajdarit, protagonist i njohur i jetës publike dhe krijues i të parit fondacion të strukturuar të bamirësisë në Shqipëri.
Arbër Hajdari, djali i një prokurori që ka bërë histori në Shqipëri, me hetimet e tij të paanshme dhe të guximshme për kohën, ka mbetur ai djali i urtë dhe paqedashës e punëtorshumë, që kontribuon me ndershmeri me fondacionin e tij, larg skemave abuzive siç bën ndonjë tjetër fondacion, duke u angazhuar edhe në jetën shoqerore për të thënë fjalën e tij, edhe aty apo atyre të cilëve nuk iu pëlqen e verteta e fjalës.
Arbëri ka mbetur ai që ka qenë, pasi vjen nga një familje e nderuar në Tiranë.