Ardit Çela: Kemi prova, mandati i LSI-së në Berat kaloi dhunshëm tek PS-ja

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në Berat, Ardit Çela, tha në një deklaratë për mediat se kanë prova dhe fakte të pakundërshtueshme se mandati i LSI-së është transferuar dhunshëm tek PS.

Po ashtu, Çela tha se në kutitë e votimit ka pasur fletë votimi më shumë sesa votues dhe këto duhet të shpalleshin të pavlefshme.

”Kemi prova dhe fakte të pakundërshtueshme që mandati i LSI-së në Berat është transferuar tek PS. Në Berat, ku kutitë e votimit të cilat kanë pasur fletë votimi më shumë sesa votues janë quajtur të vlefshme ku duhet të ishin të pavlefshme. Në gjithë qarkun e Beratit ka pasur parregullsi të shumta.

Faktikisht janë mbushur kutitë, nga grupet e numërimit. Nuk mund te jetë në vlefshme kutitë që janë të mbushura. Dhunshëm, këto kuti votimi janë quajtur të vlefshme dhe duke ja dhënë mandatin dikujt tjetër”,-tha Çela.

SHKARKO APP