Ardit Çela poston fotot e urës së rrënuar në Lumas: Qeveria i ka braktisur, referendum popullor kundër saj më 25 qershor!
Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Beratit, Ardit Çela ka publikuar në profilin e tij në Facebook foto të një ure në fshatin Lumas të Beratit, gjendja e së cilës lë për të dëshiruar.
Tek kjo urë me hekura e dërrasa, ai shprehet se kalojnë qindra banorë, nxnësit e shkollës, gratë dhe të moshuarit, të sëmurët gjithashtu, por pavarësisht ankesave që të rregullohet, banorët nuk i dëgjon askush.
Sipas Çelës, kur përkeqësohet moti e lumi fryhet banorët rrezikojnë seriozisht jetën, por qeveria i ka braktisur ata totalisht. Që situata të ndryshojë, ai thotë se populli duhet ta largojë këtë qeveri më 25 qershor me votën e tij.
STATUSI I PLOTE
Në Lumas 1.
Qindra familje kalojnë në këtë sajesë me hekura e me dërrasa që e quajnë urë, të ndërtuar nga vetë ata.
Gjëndja skandaloze. Rrezikohet jo vetëm aktiviteti i përditshëm për mijëra banorë, por jeta e njerëzve.
Ku do kalojnë fëmijët që do shkojnë në shkollë?
Ku do kalojnë gratë e të moshuarit?
Ku do kalojnë të sëmurët, apo familjet që u bje një hall?
Askush nuk ua hap derën.
Të papërgjegshmit në qeveri e në bashki, nuk e kanë mendjen tek puna e tek hallet e njerëzve, por tek drekat e darkat, tek vera, turshia e rakia!
Braktisje totale.
Në 25 prill, referendum popullor kundër atyre që e marrin djersën e fukarenjve, për t’ia dhuruar miliarderëve!