Ardit Çela: Rruga e Kozares shkoi në lumë, miliardat në xhepat e rilindjes

Drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Beratit, Ardit Çela ka publikuar një video, ku duket gjendja skandaloze e rrugës së Kozares, tek vendi i quajtur kryqëzimi në Vlashuk të Kuçovës.

Në videon e nxjerrë nga Çela duket qartë se si rruga e re shkon në lumë dhe se si miliardat e qytetarëve të varfër shkojnë në xhepat e rilindjes dhe në xhepat e kompanive të lidhura me rilindjen.

Ndaj, sipas Çelës, 25 Prilli erdhi, dhe bashkë me të po afron edhe koha e ndëshkimit shembullor.

SHKARKO APP