Ardit Çela: Sot ditë shprese, Berati voton për të ardhmen (FOTO)

Drejtuesi i LSI-së në Berat, Ardit Çela ka komentuar procesin e votimit sot në LSI në qarkun e Beratit. Çela e cilëson të jashtëzakonshme pjesëmarrjen e anëtarësisë në votimet që po mbahen në këtë qark.

Ndërsa publikon foto nga procesi i votimeve, Çela shprehet se “dita e sotme është një ditë shprese! Është fillimi i misionit tonë për t’a bërë Beratin, Kuçovën, Skraparin, Urën Vajgurore, Poliçanin, shtëpinë Tonë!”.

Statusi i plotë

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e anëtarësisë sot në Qarkun e Beratit. Qarku i Beratit sot voton fitoren.

Qarku Berat sot voton për të ardhmen! Dita e sotme është një ditë shprese! Është fillimi i misionit tonë për t’a bërë Beratin, Kuçovën, Skraparin, Urën Vajgurore, Poliçanin, Shtëpinë Tonë!

E duam të ardhmen në Shqipëri, në vendin tonë! Së bashku me mijëra të rinj e të reja, me njerëzit e mirë, të thjeshtë e punëtor, do të fitojmë në Berat e në gjithë Shqipërinë!

SHKARKO APP