Argita Malltezi do marrë frenat e PD-së? Berisha: Vajza ime e vendos vetë

”Argita Berisha nuk ka shprehur ambicie politike për t’u angazhuar më shumë në Partinë Demokratike, por nëse në të ardhmen do të dëshirojë, rruga për të është e hapur”, kjo është ajo që deklaroi babai i saj, Sali Berisha, kjo pasi vajza e tij është parë si kurrë më parë krah tij në disa aktivitete politike.

Ai tha në një intervistë në A2 CNN, duke përsëritur kështu qëndrimin e mbajtur edhe më herët pasi fjalimi i zonjës Malltezi në Kuvendin Kombëtar tërhoqi vëmendjen e gazetarëve, dhe jo vetëm.

“Vajza ime, të gjitha qëllimet e saj i ka nga vetja e saj dhe jo nga Sali Berisha. A do të jetë më shumë aktive apo jo, atë e vendos ajo…Fëmijët e mi kanë një aktivitet të pamohueshëm, angazhim në PD. Por të dy kanë preferuar të dy jetën e tyre private”.

Për drejtorin e Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, nëse Argita Malltezi synon të jetë pjesë e kupolës drejtuese të PD-së, dera është e hapur. Alfed Lela shtoi më tej në emisionin ”Breaking” se nëse zonja Malltezi ka ambicie politike do të garojë në të gjitha forumet e Partisë Demokratike.

”Nëse Argita Malltezi synon të jetë pjesë e kupolës drejtuese të PD-së, dera është e hapur askush nuk futet nga dritarja. Duhet të garojë në të gjitha strukturat e Partisë Demokratike me të gjithë ata që kanë ambicie politike”.

Pra mbetet e qartë se zoti Berisha po e dorëzon PD e tij te e bija, Argita. Dhe nuk ka asgjë të keqe, por kjo duhet të thuhet dhe të lihet kur të kandidojë për kryetare e PD, që natyrisht fiton përballë çdo kandidati.

SHKARKO APP