Argita Malltezi e ftuar për herë të parë në Kuvendin e PD-së së drejtuar nga Berisha
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, do të mbledh këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar. Punimet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë Kuvend do marrë pjesë për herë të parë edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Berisha. Kurse nga shtëpia do ta ndjekë Jamarbër Malltezi, pasi është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje të cilat lidhen me mosbindjen civile të dekaluar nga vetë Berisha këto ditë. Por në këtë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, PD-ja nuk do të jetë plotësisht e bashkuar, pasi nuk do të ketë praninë e pjesës më të madhe të grupit të deputetëve të mbështetur nga Gazment Bardhi.