Argita Malltezi flet në Top Story për akuzat ndaj babait dhe bashkëshortit: Rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha këtë të hënë po thyen heshtjen, teksa po flet në Top Story për akuzat ndaj babait dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi. Ajo ka treguar se ka ruajtur çdo dokument.

Nga shume të rrallat dalje të saj mediatike, autorja e disa botimeve në fushën e të drejtës së shoqërive tregtare, Argita Malltezi vendos t’i përgjigjet pyetjeve të forta për raportin me babanë përjetimin për arrestimin e bashkëshortit dhe procedurën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani që i solli familjes së saj mbi 5 milionë euro fitime.

”Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqitptar. Sot unë u jam mirënjohëse që më keni ftuar, e di shumë mirë se çfarë vlere ka vala dhe hapësira kohore televizive. Të jesh i vërtëtë në atë që thua është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh, e beson, po të mos ishte bërë ai deklarim njerëzit do të kishin më shumë paqartësi. Jam përpjekur të zbatoj çdo ligj, çdo rregull, çdo sistem normash morale. Për këtë shkak qëkur kam mbaruar dhe jam futur në Fakultetin e Drejtësisë kam ruajtur çdo lloj dokumentacioni që ka të bëjë me jetën dhe të ardhurat e mia, është një armë e fortë për mua, jo me shtrembërime me manipulime provash”,-tha ajo në ”Top Story”.

SHKARKO APP