Arian Çani, Ramës: Merri me hu aktorët. Shembe atë Teatër se na lodhe!

Moderatori Arian Çani ironizon kryeministrin Edi Rama në një status në Facebook, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në komentin e postuar në faqen “Zonë e Lirë” ai i thotë Ramës me ironi ti marrë “me hu këta pak aktorë dhe artistë që kanë zaptuar Theatron dhe ta shembësh atë godinë”.

Postimi i plotë në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“O Ram pash Zotin, a do ti marrësh me hu këta pak aktorë dhe artistë që kanë zaptuar Theatron dhe ta shembësh atë godinë se boll më. Ose vendos tamam Rregjim ose hap krahun plak. Se na lodhe. Jo për gjë, por edhe unë fitoj një super bast me një tip me shum leka të cilit i kam thënë se Rama është trim dhe s’pjerdh më për njeri në këtë botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe katundi shpëton njëher e mirë nga dilema: Jemi tashmë apo s’jemi akoma në Rregjim.

Aman Ram! Vendos! Se kështu as mut as shurrë, është trishtim i madh. Jepi Ram! Të mbarojmë punë. Të shpëtosh dhe ti, të shpëtojnë dhe ata që shpresojnë akoma. Jepi Ram! Çdo orë që kalon dhe ti s’vepron, e ke në disfavor” – shkruan Çani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?