Arjan Vasjari: Presidenti i vetmi instrument për të ekuilibruar sistemin e shfazuar

Analisti Arjan Vasjari e sheh situatën e sotme politike tek binomi shkak-pasojë. Vasjari tha në “Real Story” në News24 se Shqipëria është një demokraci në recesion dhe një sistem i shfazuar.

Sipas tij, Presidenti është i vetmi instrument për të ekuilibruar sistemin, ku nocioni i pushteteve është çekuilibruar pasi njëra palë ka gjithë pushtetet, pala tjetër nuk ka asgjë.

Endemi në një sfidë të tmerrshme që në këtë çmendinë të zgjedhim më pak të çmendurin. Ajo që po çmendet më shumë është shoqëria shqiptare. Shoqëria shqiptare viktimë tradicionalisht e përplasjes mes këtyre të këqijave.
Për të mbërritur tek më pak i çmenduri, të respektojmë analizën që i bëhet çdo fenomeni dhe aty të ndjekim binomin shkak-pasojë sepse ndryshe nuk i japim dum kësaj pune. Të gjithë biem në një mendje se Shqipëria nuk është një vend normal. Ne jemi demokraci në recesion, madje jemi sistem i shfazuar. Askush nuk është në vendin e tij. Jemi në një konflikt mes dy individësh, Kryeministri dhe Presidenti i Republikës.
Sistemi që ne kemi zgjedhur është një sistem i cili ndërtohet mbi ekuilibrin dhe në qoftë se ky ekuilibër është prishur dhe nuk ka njeri në botë që të më thotë mua që Shqipëria është një sistem në ekuilibër atëherë ky sistem ndonëse është i troshitur do të nxjerrë mekanizma për ta ekuilibruar. Nuk ka rëndësi është Ilir Meta, edhe Ilir Meta mund të ishte i majtë, do dilnin studentët, do dilnin pedagogët, do dilnin sindikatat, do dilnin naftëtarët dhe do bënin përpjekje për të ekuilibruar sistemin”, deklaroi Vasjari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?