Armando Duka dhe Taulant Balla së bashku në Lushnjë

Nga Anila Basha-
Dje ishim në Lushnje me Presidentin e FShF-së Armand Duka të shihnim sesi investimet e këtij institucioni ishin përkthyer në realizime konkrete te fusha e stadiumit “Roza Haxhiu” dhe anekset e stadiumit.
Nga dita e djeshme edhe për të rinjtë e Lushnjes mori jetë projekti i FShF-së ” Uniforma Ime” e që deri tani më shumë se 15 mijë fëmijë në gjithë vendin që luajnë futboll janë pajisur me çantat e tyre sportive.
Krenari për punën e mirë që kryebashkiakja Eriselda Sefa ka bërë për zhvillimin e këtij sporti në qytet. Shumë shpejt do të përfundojnë edhe dy anekset e tjera. Dhe deputeti Taulant Balla i ka dhënë një dorë të mirë këtyre zhvillimeve.
Kisha emocion sepse karrierën time si gazetare e kam nisur me raportime sportive nga ky stadium. Në kohën kur lulëzonin firmat piramidale. E tani, ndihem mirë që jam pjesë e industrisë së futbollit e shumohen investimet për këtë sport, duke ditur sesa shumë futbolldashës janë lushnjarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?