Arrest me burg apo shtëpie? Ja si përfiton nga mosha Sali Berisha

Këtë të martë SPAK-u i drejtoi Kuvendit të Shqipërisë, një kërkesë për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga “Detyrim paraqitje” në “arrest me burg/shtëpie”. Kjo kërkesë erdhi pasi Berisha nuk kishte respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga SPAK më herët, pas akuzave për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Cilat janë kriteret e veçanta për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe a mund t’i shpëtojë Berisha këtij dënimi?

Arresti me burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.

Nuk mund të vendoset arresti me burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ndaj një personi që ndodhet në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë ose që ka kaluar moshën 70-vjeç ose një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm.

Në rastet e parashikuara në pikën 2 arresti në burg mund të vendoset vetëm kur ka shkaqe të një rëndësie të veçantë për krimet që dënohen jo më pak në maksimum se dhjetë vjet burgim. Të miturit nuk mund të arrestohen kur akuzohen për kundërvajtje penale.

SHKARKO APP