”Arrest me burg” për Alqi Bllakon, BKH dhe Policia në banesën e tij
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ”arrest me burg” për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako, ndërkohë që në banesën e tij kanë shkuar forca të policisë si dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimet. Ditën e djeshme Bllako dorëzoi edhe mandatin e deputetit në Kuvend.
Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit.
Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.