”Arrest shtëpie” dhe “ndalim komunikimi”, Berisha: 2 arsye pse më pëlqen shumë si masë
”Arrest me burg” me policë, dhe jo komunikimin me persona të tjerë përtej personave që bashkëjeton, mirëpo kur të gjithë e konsiderojnë si një masë e rëndë, Sali Berisha tregon se i pëlqen shumë. Për këtë ka listuar 2 arsye.
“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë, por e dini pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër 2 gjëra, së pari se cili është Edi Rama, bastard, pasardhës i një xhelati. Së dyti, është se është dëshmi e tmerrit që ai ka nga unë, dhe mua kjo më pëlqen të jem i sinqertë”, tha Berisha.
I pyetur nëse do të jetë teknologjia që do e bëjë të mundur një gjë të tillë, kryedemokrati preferoi të mos kthente përgjigje direkte duke rithënë se “do të delegojë Sali Berishën” në takimet politike.
Pyetje: Ju prej muajsh jeni duke zhvilluar takime me grupimin tjetër, atë të Gazment Bardhit dhe deputetëve që mbështesin atë. Në rastin se ndaj jush merret masa për “arrest shtëpie”, kë do të delegoni për të përfaqësuar grupin tuaj në këto mbledhje, në këto takime që zhvilloni me Gazment Bardhin?
Sali Berisha: Sali Berishën, do të delegoj Sali Berishën.
Pyetje: Teknologjia, apo…?
Sali Berisha: Sali Berishën, Sali Berishën.
Po ashtu Berisha paralajmëron se në muajin Janar do të vazhdojnë protestat e opozitës. Në konferencën për shtyp me gazetarët nga selia blu, Berisha tha se demokratët do të përballen me atë që ai e quan diktaturë. Ndërsa thekson se protestat do të ndalojnë kur të rrëzohet nga pushteti Kryeministri Edi Rama.
“Protesta do ketë në muajin Janar. Tani gjithmonë del e qartë dhe gjithçka varet nga vendimi i qytetarëve për t’u përballur me diktaturën e re, me narkodiktatorin dhe armët e diktaturës, skapin dhe armët e tjera të saj sepse tani ne jemi në këto kushte. Do fillojnë në Janar dhe do ndërpriten ditën që do përmbyset Edi Rama. Tani është kohë beteje. Ka vullnet të hekurt nga demokratët, ju garantoj, do mobilizohen edhe më shumë dhe protesta zëri ynë kurrë nuk do të shuhet”, u shpreh Sali Berisha.