Arrestime, arrestime dhe vetëm arrestime!

Nga Daniel Muçaku

SPAK filloi arrestimet, dita-ditës ky institucion po behet edhe më i frikshëm për shkelësit e ligjit dhe ata qe deri dje quheshin si te paprekshmit.

Vetëm në këtë javë janë çuar në qeli rreth 17 zyrtarë publik, lidhur me tenderat korruptiv në Lushnjë, Pogradec. 9 zyrtarë janë arrestuar në Ministrinë e Brendshme për tenderimin e uniformave të policisë. Gjithashtu Spak arrestoi edhe ish-zv ministren Rovena Voda, e akuzuar se ka marrë rryshfet.

Gazetari i mirënjohur Artan Hoxha paralajmëroi sot se do të ketë arrestime të bujshme ndaj zyrtareve shumë të lartë dhe se SPAK do të godasë pa mëshirë, si rrufe.

Ish-ministrat e LSI, PD dhe PS, janë frikësuar pasi një pjesë e mirë e tyre janë të lyer kokë e këmbë, disa kanë shpërdoruar detyrën e disa të tjerë kanë bërë korrupsion galopant.

Ata janë duke shikuar çdo lloj firmë që kanë hedhur abuzisht, çdo tender apo vjedhje që kanë kryer, sepse tashmë  po u afrohet dita e gjykimit para SPAK.

SPAK ka nën hetim disa dosje që priten të përfundojnë me arrestime të mëdha. Edhe ata zyrtarë që ndihen te implikuar, po përdorin çdo aplikacion të papërgjueshëm “Signal” por më kot lodhen, ata nuk shpëtojnë dot nga kjo stuhi e SPAK-ut.

Po ngushtohet laku për të korruptuarit, pasi prokurorët e SPAK dhe BKH kanë akses për të kontrolluar lëvizjet e parave të dyshimta në llogaritë bankare të gjithkujt.

E të mendosh së ky është vetëm fillimi i kësaj lufte që duhej të ishte kryer para shumë kohësh.

Edhe Edi Rama duke e ndjere efektin SPAK paralajmëroi ministrat se do te hetohen pasi 70% e tenderave jane me probleme.

Spak nuk do të bëj pushime, do të punoj natë e ditë pa ndalim për firmosur arrestimet nga zyrtaret tek ministrat, ish-ministrat e deri tek ata, tek zyrtaret shume të lartë.

Dihet që sistemi gjyqësor ka ende një shkallë të ulët besimi nga qytetarët dhe perceptohet si i paaftë dhe i korruptuar. Por me këto ritme arrestimesh, shpresojnë tek bashkëpunimi mes institucioneve se do të rindërtoj besimin e publikut te drejtësia penale.

Kemi hyre ne Epokën e arrestimeve VIP

SHKARKO APP