Arrestime për baste sportive online dhe poker

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin”.

Gjatë këtij operacioni, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (poker dhe baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 29 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

Swiss Digital Desktop Reklama

K., 31 vjeç, K. Gj., 28 vjeç, F. L., 28 vjeç, I. D., 52 vjeç, E. H., 28 vjeç, B. A., 53 vjeç, E. P., 29 vjeç, D. K., 28 vjeç, M. K., 41 vjeç, Xh. M., 32 vjeç, A. P., 31 vjeç, A. B., 32 vjeç, A. R., 29 vjeç, Sh. M., 40 vjeç, Sh. Ç., 31 vjeç, N. R., 28 vjeç, D. L., 45 vjeç, M. B., 52 vjeç, A. M., 58 vjeç, B. P., 54 vjeç, K. D., 18 vjeç, R. T., 18 vjeç, D. T., 36 vjeç, E. M., 19 vjeç, E. M., 21 vjeç, E. L., 37 vjeç, T. I., 37 vjeç, D. K., 33 vjeç, dhe G. H., 54 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit T. Sh. (L), i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike që shërbejnë për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Materialet i kaluan prokurorisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?