Arrestime të bujshme në Ministrinë e Financave, në pranga Sekretari i Përgjithshëm dhe 2 drejtorë

Më Ministrinë e Financave kanë ndodhur arrestime në nivele të larta. Të arrestuar janë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni.

Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana, i cili akuzohet për mashtrim. Hetimet kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin i kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit në vlerën e 1.2 milion eurove. Sekretari i Përgjithshëm u vu në dijeni për këtë pagesë përmes një memoje.

Në qershor të 2022, funksionarë të tjerë si drejtorë të buxhetit dhe të ankesave gjyqësore u paralajmëruan nga një specialiste që ju tregoi statusin e objektit, një magazinë për të cilën kanë vazhduar të dalin miliona nga buxheti i shtetit. Godina iu shit të arrestuarit Thana për mbi 1 milionë lekë nga Drejtoria e Shërbimit Qeveritar e së bashku me të edhe një truall.

3 vjet më vonë, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga Gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Edhe pse qytetari u pagua në 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me një zyrë përmbarimore nën hetim u krye rivlerësimi duke i vendosur çmimin prej 145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish.

SPAK-u po bën gati pranga të reja për politikanë të vjetër.

SHKARKO APP