Arrestimet. Banorët e Unazës së Re dhe drejtues të opozitës drejt Drejtorisë së Policisë

Banorët e Astirit janë mbledhur si çdo mbrëmje duke protestuar për anullimin e projektit të Unazës së Re, por ndryshe nga netët e tjera ata kanë nisur marshimin për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Kjo vjen në një kohë pasi për shkak se mori pjesë në protestën e opozitës, Dorian Protoduari ndodhet në ambjetntet e këtij komisariati prej disa orësh.

Arrestimi i tij u bë pak minuta pas përfundimit të protestës së opozitës dhe ende nuk dihen arsyet për tëe cilat policia shkoi në shtëpinë e tij duke bërë edhe shoqërimin në Komisariat.

Bashkë me banorët në protestë janë dhe drejtues të opozitës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe ish-deputeti Klevis Balliu, i kanë cilësuar të paligjshme arrestimet dhe kanë kërkuar nga Policia e Shtetit të mos zbatojë urdhra politikë.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/581681725644954/

SHKARKO APP