Arrestimet në Astir, Basha: Ngjarje si kjo shkak për një vendim negativ nga Brukseli
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e cilëson ngjarjen në “Unazën e Re”, si shkak pse Brukseli do të japë një vendim negativ lidhur me negociatat e Integrimit të vendit në BE. Basha ka thënë se Rama ka arrestuar dhunshëm protestuesit që sipas tij ishin paqësor. Sipas Bashës, PD dhe opozita nuk do të lejojë që vendi të mbahet peng dhe do të luftojnë drejt destinacionit të Europës.
Postimi i plotë
Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!