Arrestimet në veri të Kosovës, Borrell: Situata po bëhet e rrezikshme! Nuk do ta tolerojmë
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell shprehet i shqetësuar për arrestimin e serbëve në Kosovë. Sot policia e Kosovës arrestoi një prej serbëve të përfshirë në sulmin ndaj KFOR më 29 maj.
Përmes një postimi në Twitter, Borrell shkruan se përshkallëzimi në veri po vijon dhe do bëhet edhe më i rrezikshëm. Ndaj ai thekson se një situatë të tillë ata nuk do ta tolerojnë.
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të menaxhimit të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”,-shkruan Borrell.