Arrestimi i Ahmetajt, PS kërkon të vendosë të hënën. Bardhi: Boll e fshehët nga SPAK-u
Lajmi që prodhoi mbledhja 4 orëshe e së martës e Këshillimit të Mandateve ishte konfirmimi i avokatit mbrojtës Henrik Ligori që deputeti socialist, Arben Ahmetaj i cili kërkohet nga drejtësia për t’i vënë prangat, nuk ndodhet në Shqipëri.
Edhe sot mbledhja e Këshillit të Mandateve ka nisur me debate. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar se çështja do të shqyrtohet në seancën plenare, javën e ardhshme, më 17 korrik. Kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi e ka akuzuar, duke i thënë se po bashkëpunon me krimin.
”Po bashkëpunoni, mos i jeni më shumë kohë Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër”,-tha Bardhi.
Avokatët e Ahmetaj kanë kërkuar 2 javë kohë para se të miratohet raporti në seancë. Teksa dje njoftuan se Ahmetaj ndodhet jashtë vendit, sot avokatët thanë se deputeti i PS mungon në mbledhje për arsye familjare.