Arrestimi i aktivistëve, del në protestë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Protestat në vend nuk kanë të ndalur. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, po mban një protestë pas shoqërimit në polici të katër anëtarëve të saj. Aktivistët pretendojnë që në ambientet e komisariatit është ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Protesta e tyre po mbahet përballë Ministrisë së Brendshme, e cila është rrethuar me gardh metalik dhe të pranishëm janë dhe dhjetëra efektivë policie. Aktori Neritan Licaj, thotë se ata kërkojnë që Policia e Shtetit të reformohet dhe të mos dhunojë të drejtat e qytetarëve.

”Arsyeja është e thjesht, të reagojmë për padrejtësitë që iu bë dje aktivistëve të Aleancës. Nuk kishte asnjë lloj arsye për ndalimin e tyre por në polici u kanë thënë për kundërshtim të forcave të rendit. Në fakt nuk ka pasur kundërshtim. Kanë pasur dhe dhunë policore brenda në rajon. Oficeri i policisë i ka qëlluar dhe dhunuar brenda në komisariat. Ne kërkojmë që të gjithë shqiptarë të dalin dhe të thonë që ne kemi të drejta kushtetuese dhe ligjore dhe pushteti nuk mund të na dhunojë të drejtat tona”, tha aktori i njohur.

SHKARKO APP