Arrestimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së Nikulajt, reagon ministri Çuçi
Ministri i Brendshëm Bledi Çuci ka reaguar për arrestimin në Angli të Edmond Haxhia, i cili akuzohet se ka porositur vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Po ashtu janë arrestuar dhe dy shtetas britanikë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë. Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë”, ka deklaruar Çuçi.
https://kohajone.com/arrestohen-ne-angli-tre-nga-6-vrasesit-e-dyshuar-te-biznesmenit-ardian-nikulajt/