Arrestimi i Belerit, reagon DASH për mediat greke: Të zbatohet ligji

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidat i Berishës e Metës për bashkinë e Himarës.

Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit tha për mediat greke.

Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partitë politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe rregullat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. U bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin”,- thuhet në reagimin e DASH.

SHKARKO APP