Arrestimi i deputetit Arben Ahmetaj, kreu i SPAK-ut futet në Kryesinë e Kuvendit
Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Dumani i shoqëruar edhe nga prokurorja Enkelejda Millonai kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit. Pritet që të nis seanca e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut për lejimin e autorizimit për arrestimin e ish-zv/ kryeministrit. Avokatët e deputetit socialist kërkojnë shtyrjen e seancës me 24 orë.
Vetë Ahmetaj nuk është i pranishëm në Këshill, pasi dyshohet se ndodhet jashtë shtetit. Ai do të përfaqësohet nga dy avokatët mbrojtës Ardian Visha dhe Henrik Ligori të cilët po ashtu kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit pak çaste më parë.
Të pranishëm në mbledhje janë 5 deputetë të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi dhe Greta Berdeli. Ndërsa deputetët e PS-së që ishin në Kuvend, iu bashkuan aty. Këshilli përbëhet nga 10 deputetë, plus 5 të tjerë zëvendësuese (15 total).