Arrestimi i Doshit e Frrokut, Vasili: Autoritetet kryen detyrën

Prokuroria ka bërë vetëm detyrën e saj çka ka sjellë edhe arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Kështu e ka cilësuar arrestimin e dy deputetëve kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili gjatë një interviste në studion e televizionit A1 Report. I pyetur vetëm pak minuta pas arrestimeve të Doshit dhe Frrokut, Vasili tha se nga ana se saj autoritetet e drejtësisë kanë kryer detyrën e tyre. 
“Nuk kam asnjë koment të veçantë. Besoj janë veprimet që drejtësia kryen në këto raste. Nuk kam asnjë koment të veçantë. Besoj janë veprimet që drejtësia kryen në këto raste.” u shpreh Vasili. Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së shqiptarët gjatë gjithë kësaj kohe ishin bërë pjesë e një komploti me qëllim të vetëm destabilizimin e vendit. Por siç nënvizoi ai fushata e shantazhit dhe rritjes së pasigurisë për interesa të individëve të caktuar.

Më poshtë intervista e plotë e Petrit Vasilit në studion e A1 Report:

Një koment i parë për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku?
Nuk kam asnjë koment të veçantë. Besoj janë veprimet që drejtësia kryen në këto raste.
Avokati i Doshit ishte në prokurori dhe tha ka arbitraritet nëse arrestohet klienti i tij.
Nuk kam asnjë predispozicion të komentoj elemente të këtij karakteri. Avokatët i dëgjuam dje në Këshillin e Mandateve. Besoj I kemi dëgjuar boll dhe nuk është në dispozicionin tim të komentohet. Unë jam i gatshëm të bëj komente në lidhje me çështjet.
E prisnit këtë veprim?
Nuk pres asnjë veprim veçse atë të ligjit. I lejoj prokurorisë të kryejë detyrat e saj ashtu siç ligji po ia imponon.
Votimi sot në parlament si e komentoni?
Ishte një veprim për t’I dhënë fund një fenomeni të shëmtuar qartazi me synimin e destabilizimit të vendit. Interesa që shkojnë përtej aktorëve të shfaqur në skenë. Këtu besoj duhet qëndruar gjatë. Parlamenti dha një përgjigje të qartë pa ekuivok dhe deligjitimoi veprimin e një shoqërie që shpifjen e kthen në një institucion për të bërë të pasigurtë shoqërinë dhe për të demonstruar se Shqipëria dhe shqiptarët janë të paqeverisshëm. Kuvendi sot dha një përgjigje të qartë. Çdo sajesë për qëllime të caktuar parlamenti në mënyrë të përgjegjshme I dha përgjigje të qartë dhe të prerë. I dha përgjigje edhe mikrokomploteve duke treguar se parlamenti është atje, drejtësia është atje dhe e gjithë shoqëria është kundër dhe bën të pasigurtë çdo shqiptar në vendin e tij. Opozita u bë palë e kësaj politike të shëmtuar shantazhi
Jeni të zhgënjyer nga qëndrimi i opozitës?
Sigurisht më zhgënjeu se opozitën nuk e konsideroj armike të vendit. Janë mijëra shqiptarë që kanë votuar opozitën. Ndërkohë opozita votoi për destabilitetin e vendit. Opozita ishte avokate e tyre dhe përveç tre avokatëve që ishin, pati edhe dy zëdhënie të rëndësishme që ishin ish-kryeministri dhe ish-kryetarja e parlamentit.
Pra mendoni se Prokuroria ka vepruar e pandikuar?
Përderisa prokuroria veproi e pa impresionuar nga opinion publik ishte e qartë se dëshironte vetëm funksionimin e ligjit. Pra këto janë plagë të hapura që nga 1997. Ka afera të rrugës Durrës-Kukës. Ju e dini që për herë të parë ish-kryeministri shkoi për herë të parë në Prokurori ndërkohë që për çështje ku ishte direkt i implikuar nuk kishte shkuar. Kjo tregon se prokuroria nuk sheh në sy asnjë.
A u respektuan të gjitha rregulloret në seancë sot?
Të tëra arsyetimet shumë të trasha nga ish-kryetarja e parlamentit e cila është dalluar edhe në të kaluarën, ku opozita është nxjerrë shpesh herë jashtë, i është mbyllur goja. Thënë e gjithë kjo procedura ishte shumë korrekte, shkoi përtej transparencës.
A kanë arritur ta kuptojnë shqiptarët realisht të gjithë këtë histori?
Unë nuk kam pasur kurrë dyshim se shqiptarët janë shumë herë më të zgjuar se politika. Pra gjykimi i shqiptarëve është shumë inteligjentë. Ka ardhur koha për të mbajtur një qëndrim të qartë për të dekurajuar këto qëllime të zeza që pamë këto kohë.
Cili do të jetë qëndrimi juaj si do të rrjedhë ngjyrja?
Ky nuk është më problem i parlamentit shqiptar. Parlamenti ka detyrë të mbështesë reformat e një mazhorance që do të çojë përpara reformat. Ne jemi të hapur të mbështesim pa ekuivok drejtësinë sa herë e kërkon. Vota ime ishte pro, për të heqjen e mandateve të të dy deputetëve po e them hapur
Dëmtohet koalicioni qeverisës nga gjithë kjo ngjarje?
Doshi ka qenë deputet i PS dhe jo i LSI. I akuzuari kryesor ka qenë kunati i Berishës. Mazhoranca dha shembullin se edhe në çështje që kanë të bëjnë me deputetë të saj ka mbështetur drejtësinë. Opozita ka dhënë shembullin më negative në raportin me drejtësinë.
Opozita do të vijojë të kërkojë dorëheqjen e zotit Meta
Budallëku nuk ka fund. Është patologji politike. Çdo sëmundje e pashëruar nuk bën gjë tjetër veçse e dëmton shëndetin e të sëmurit. 

SHKARKO APP