Arrestimi i Fatos Tushes, LSI: Çdo administrim pushteti i Rilindjes është pasqyra e Edi Ramës
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, është vënë në pranga nga SPAK, pasi ka dyshime se është përfshirë në korrupsion. Nisur nga ky zhvillim, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari thotë se pushteti i Rilindjes faktohet çdo ditë me abuzime marramëndese me fondet publike. ”Qeveria kalon në Parlamentin monist ligje klienteliste PPP, shkel hapur dhe pa asnjë përgjegjësi Kushtetutën. Ministritë, Drejtoritë e përgjithshëm menaxhojne fondet publike me tendera fiktive, Bashkitë bëjnë të njëjtën gjë”.
Postimi i plotë
Pushteti i kalbur i Rilindjes faktohet çdo ditë me abuzime marramëndese me fondet publike. Në çdo raport ndërkombëtar del qartë si qeveria më e korruptuar.
Pushteti monist i Rilindjes nuk njeh konkurrencë në prokurimet publike si ato të (Fatos Tushes). Prokurime fiktive me mungesë të barazisë në garë, të paracaktuara për klientët e pushtetit monist në kurriz të qytetarëve. Çdo administrim pushteti i Rilindjes është pasqyra e Edi Ramës.
Qeveria kalon në Parlamentin monist ligje klienteliste PPP, shkel hapur dhe pa asnjë përgjegjësi Kushtetutën. Ministritë, Drejtoritë e përgjithshëm menaxhojne fondet publike me tendera fiktive, Bashkitë bëjnë të njëjtën gjë.
Pra shumë e qartë, kemi të bëjmë me një pushtet abuzues dhe të korruptuar, çdo gjë është pasqyrë e atij që e drejton, e Edi Ramës.