Arrestimi i Henri Çilit, Meta: Kush ka probleme me ligjin të përgjigjet. Mos u çudisni nëse arrestojnë dhe Fatos Lubonjën e Artur Zhejin
Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me arrestimin e botuesit të njohur Henri Çili.
Lidhur me këtë zhvillim Presidenti Ilir Meta dha dy mesazhe. Së pari, kushdo që ka probleme me ligjin qoftë njeri i medias apo politikë duhet të përgjigjet.
Së dyti, Presidenti Ilir Meta tha se zhvillime të tilla mund të jenë dhe pjesë e alertit (alarmit) që ka kapur autorët e puçit dhe grushtit të shtetit.
“Cilido që ka probleme me ligjin duhet të përballet përpara organeve të drejtësinë. Pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi që na ka detyruar, që e detyron Presidentin e Republikës t’i drejtohet popullit që të dëgjojë edhe zërin e tij. Por unë nuk do të habitesha për shkak të alertit (alarmit) të grupit puçist, sikur ju nesër të dëgjoni, të më falin që po u përmend emrat, por me që kanë lidhje me Italinë, që Z. Fatos Lubonja dhe Artur Zheji u arrestuan sepse dyshohet që drejtojnë organizatat e Kamorras dhe të ndragëtës. Ashtu sikurse nuk do të habitesha që të Pallati i afër Presidencës u zbuluan dy persona me koronavirus. Alerti (alarmi është në vend tjetër, të cilët duhan të shmangin një ngjarje shumë më të madhe…”, – tha Presidenti.
KOHA JONË SONDAZH

