Arrestimi i Henri Çilit, Sandër Lleshaj: Sukses i reformës në drejtësi
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për operacionin e zhvilluar në Gjirokatër dhe Përmet ku u arrestuan 34 persona, mes të cilëve dhe botuesi dhe gazetari Henri Çili.
Lleshaj e cilëson këtë operacion si një sukses të reformës në drejtësi.
“Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë”,- shkruan Lleshaj.
Lexoni edhe…
- Arrestohet botuesi dhe pedagogu, Henri Çili. Detaje të tjera dalin në dritë
- Erion Braçe për arrestimin e Henri Çilit: Bravo Policisë së Shtetit
- Manjani: Në qoftë e vërtetë akuza nga Çilit, për “Ushtrim ndikimi të paligjshëm”, më duket muhabet kot
- Arrestimi i Çilit/ Kryeprokurori Çela: Fryt i prokurorisë së pavarur, zbatim i reformës në drejtësi, këto janë rezultatet
- Arrestimi i Henri Çilit, Ardi Veliu jep detajet e aksionit