Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ Rama: Filloi gjyqi në Big Brother-in e politikës, SHBA nuk do të më kursente
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asnjë lidhje me ish-zyrtarin e lartë të arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal. Rama shkruan në Twitter, se filloi gjyqi në Big Brother-in e politikës, dhe se po të lidhej me të ish-zyrtari, SHBA nuk do ta kursente kryeministrin.
“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!
Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim!
Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur. Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë”, shkruan Rama.
Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!
— Edi Rama (@ediramaal) January 24, 2023