Arrestimi i Kokës, Presidenti Meta kritika buxhetit: Rritet kostoja buxhetore për inceneratorët
Jo në mënyrë direkte për lajmin e arrestimit të Lefter Kokës nga SPAK, Presidenti Ilir Meta thotë se ”Buxheti 2002” i qeverisë ”Rama 3” ka rritje të kostos për inceneratorët.
“Buxheti 2022” është antisocial. Ulje të fondit të ndihmës ekonomike për 64,710 familje, me të ardhura për person 0.7 USD/ditë. Rritje të kostos buxhetore për inceneratorëve, nga 2 miliardë lekë në 2.3 miliardë lekë”, shkruan Meta në facebook.
Kurse 4 ditë më parë, kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”, ndërsa sot përmes një postimi shkruan se buxheti është antisocial, duke theksuar se sipas tij ka ulje të fondit të ndihmës ekonomike dhe rritje të kostos për inceneratorët.