Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, reagon Lulzim Basha: Mund të jetë një fillim i mbarë

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Reagimi i plotë i Bashës në Twitter

Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuaraja dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin.

Lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi.

SHKARKO APP