Arrestimi i Lefter Kokës, Kejdi Mehmetaj: Ngjarje me skenar dhe regji të Edi Ramës

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka e konsideruar një ngjarje me skenar dhe regji.

”Çdo gjë që ka dalë sot në media ka qenë në dispozicion të SPAK-ut shumë muaj më përpara, por nuk u ndërmor asnjë veprim. Shumë persona u lejuan që me paratë e inceneratorëve të hynin në zgjedhje dhe t’i ndikonin ato.

Zonja Kryemadhi ka shpalosur për mediat dosjen me dokumentacione para zgjedhjeve, ndërsa SPAK-u e nxori vetëm sot. Them me regji që sot është në interesin e Edi Ramës që ta ndërtojë të tillë skemën e inceneratorëve. 

Personazhe si zoti Koka, në zgjedhje u angazhuan. Keni dy deputetë të dalë drejtpërdrejtë nga inceneratorët. SPAK duhet të kishte vepruar shumë më shpejt, që mos të lejonin këta persona që të kandidonin”,-tha Mehmetaj në ”A2cnn”.

SHKARKO APP