Arrestimi i Metës/Rama: Nuk komentoj subjektet e drejtësisë!

Në emisionin ”Opinion”, kryeministri Edi Rama nuk pranoi që të komentonte menyrën e arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kryeministri Rama tha se Meta është një subjekt i drejtësisë dhe se nuk do e komentonte këtë rast. Ai theksoi se Policia e Shtetit dhe se personat që janë subjekt të drejtësisë i arrestojnë sipas rregullores së tyre.

”Ke gjetur njeriun e gabuar. Asnjë koment, është një subjekt që merret drejtësia. Asnjë koment nuk kam. Policia e Shtetit nuk varet nga unë. unë nuk drejtoj policinë, ka drejtues dhe protokolle, operacione. Unë nuk bëj komente për një subjekt të drejtësisë. Po ju lë juve që ta trajtoni si viktimë në studio”,-tha Rama.

SHKARKO APP