Arrestohet botuesi dhe pedagogu, Henri Çili. Detaje të tjera dalin në dritë

Botuesi, pedagogu dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, është arrestuar në orët e para të mëngjesit nga policia, bashkë me 12 persona të tjerë mes tyre edhe një biznesmen dhe drejtori Juridik i UET, I. Korbi.

Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Përmetit, pas një hetimi disamujor për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë.

Ata janë dërguar fillimisht te Policia e Tiranës, ndërsa më pas Çili është transferuar drejt Gjirokastrës, ku po mbahet në komisariatin e Policisë Vendore të Gjirokastrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve disamujore nga prokuroria e rrethit të Gjirokastrës dhe dyshohet se të arrestuarit ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu disa persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka dyshime se gjatë hetimeve, Henri Çili ka komunikuar me babain e Arbion Alikos. Po ashtu dyshohet se Çili i mori shuma të konsiderueshme parash, apartament, dyqan dhe prona të tjera, babait të Alikos me premtimin që do të ndikonte në vendimin e gjykatës, për t’i nxjerrë të birin nga burgu.

Seksioni i hetimit në Policinë Gjirokastër ka ndërmarrë një operacion që është shtrirë në disa qytete. Ka bërë kontrolle në banesa dhe janë sekuestruar armë dhe municione.

Kujtojmë se Arbion Aliko, pjesë e grupit të zjarrit, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dënuar me 20 vite./Balkan Web

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?