Arrestohet Erzen Breçani dhe 11 të tjerë. Akuzat, nga trafiku i drogës te sigurimi i kushteve për vr*sje

Këtë të hënë SPAK-u ka lëshuar 11 urdhër-arreste. Nga informacionet paraprake dyshohet se ky operacion është faza e dytë e operacionit Metamorfoza, i cili më parë ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të policisë së shtetit. Në polici ka përfunduar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Po ashtu është lëshuar urdhër arresti edhe për Shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve per të kryer vrasje.

Mbi 11 të dyshuarit që janë zbuluar nga komunikimet në aplikacionin SKY-ECC rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Urdhër-arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën. Po ashtu bëhet me dije se mes të shoqëruarve janë edhe 7 punonjës të tjerë të Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC” rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?