Arrestohet ish-drejtori i OST-së
Arrestohet ish-drejtori i OST-së, Klodian Gradeci. Gradeci ishte shpallur në kërkim si pjesë e e grupit të zyrtarëve të AKBN-së për skemën e mashtrimit të puseve të naftës.
Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në Rinas teksa ishte kthyer nga Turqia. Pjesë e skemës së mashtrimit kanë qenë zyrtarë të AKBN-së si dhe dy biznesmenë.
Hetimet për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë nisur pas kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm të “Albpetrol”.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“,- njofton policia.