Arrestohet kreu socialist i bashkisë së Bulqizës, Rama: Të gjejë një avokat, ka ngrënë dardha pas shpine

Një tjetër kryebashkiak i PS-së do të përballet me drejtësinë. Kreu i bashkisë së Bulqzisë, Lefter Alla u arrestua dje mbrëma me kërkesë të SPAK-ut, dhe sot kryeministri Edi Rama e këshilloi që të gjejë një avokat.

I pyetur në lidhje me “zyrtarët problematikë”, Rama theksoi se “PS nuk është zyrë avokatie për askënd, kështu që secili duhet të gjejë avokatë vetë” duke lënë të kuptohet që e kanë “lëshuar” Allën, ashtu siç lëshuan edhe të tjerë më të rëndësishëm si ai.

SPAK-u ka arrestuar disa ish-ministra dhe kryebashkiakë socialist deri më tani, për të cilët Rama ka thënë edhe më parë se duhet të përballen vetë më drejtësinë. Më herët, ai tha të njëjtën gjë edhe për Arben Ahmetajn.

SHKARKO APP