Arrestohet kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri
Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm kryetarin e Lëvizjes e Vetëvendosje Visar Ymeri. Arrestimi ka ardhë pas një kërkese që policia e Kosovës e ka pas nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
VV nëpërmjet një postimi në FB ka dënuar aktin e policisë së Kosovës, per arrestimin e Ymerit, duke theksuar se qeveria po kthehet ne nje regjim policor totalitar.
“Sot, rreth orës 09:00, është arrestuar sërish kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri. Si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitmiteti, pushteti po synon të qeveris duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën. I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t’i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit të saj dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha rasteve gjyqësore politike dhe të montuara, kundër aktivistëve të saj”, shkruan VV në një postim në FB.
KOHA JONË SONDAZH

