Arrestohet me urdhër të SPAK, gjyqtarja Enkelejda Hoxha! Në pranga edhe 10 persona të tjerë

Bëhet me dije se është arrestuar gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha. Mësohet se ajo është arrestuar për llogari të SPAK.

SPAK ka arrestuar dhe shoqëruar po ashtu dhjetëra persona në Gjykatën e Krujës, mes tyre kryesekretarja Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.

Për gjyqtaren Hoxha, Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka kërkuar edhe shkarkimin nga detyra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportit hetimor të ILD, gjyqtarja e Krujës ka dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

ILD konstaton se gjyqtarja Hoxha ka kryer procese tërësisht të njëanshme teksa kujton se ajo ka gisht edhe në një vrasje të këtij viti, Hekuran Billës të cilin e liroi edhe këtë para kohe me kusht dhe në fund u ekzekutua. Në janar të 2020-ës po ashtu ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që kërkoi ndjekje penale për gjyqtaren Hoxha pasi liroi me kusht para kohe ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?