Arrestohet nga prokuroria ministri…

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kroaci ka zhvillime nga prokuroria speciale. Arrestohet ministri i Shëndetsisë. Policia e ka prangosur në zyrën e tij duke ushtruar kontroll në banesë dhe në zyrën e tij të ministrit.

Ministri Vili Beroš, drejtorët e dy spitaleve në kryeqytetin Zagreb dhe dy kompani dyshohen për “marrje dhe dhënie ryshfeti, shpërdorim të pozitës dhe autoritetit dhe pastrim parash”, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit Publik Evropian, ose EPPO, në Zagreb.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç shkarkoi menjëherë Beroshin nga qeveria, tha televizioni shtetëror HRT. Media kroate raportoi se policia bastisi shtëpinë e Beroshit në Zagreb.

“Jam i tmerruar nga ideja se kushdo në sistemin shëndetësor do të përdorte pozicionin e tij për përfitime personale ose për favore ndaj dikujt tjetër”, tha Plenkoviç në një konferencë për shtyp.

Kroacia ka dhënë shembuj që ka arrestuar ish-kryeministrin, e tani ministrin në detyrë.

Në Shqipëri janë arrestuar pasi janë shkarkuar apo kanë ikur nga detyra me dorëheqje, ndërsa arrestim ministri në detyrë nuk ka ndodhur.

SHKARKO APP