Arrestohet për ngacmim seksual ish-ministri

Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Numan Baliqi, është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Raportimi i mediave kosovare për ngjarjen 

Pacienten e vogël e vizitoi në Ortopedi. E pas kësaj, një mjek kirurg nga Spitali i Pejës, ia ftoi asaj nënën në zyrën e tij, të mërkurën mbrëma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruas, siç pretendon kjo e fundit, deshi t’ia tregojë disa pajisje për shërimin e vajzës, e cila ka 17 ditë që po qëndron në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, aty, në zyrën e Numan Baliqit, gjithnjë sipas nënës së pacientes, ndodhi diçka tjetër. Gruaja pretendon se mjeku nuk u ndal, edhe pse kjo tentoi të ikte, shkruan Klan Kosova.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar gjatë ditës zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë Nikçi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?